Aktualitet

Moti i keq, Bashkia e Vlorës–qytetarëve: Priten stuhi të forta, shmangni lëvizjet

5 Dhjetor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Moti i keq, Bashkia e Vlorës–qytetarëve: Priten stuhi të

VLORË– Bashkia e Vlorës i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke paralajmëruar edhe për stuhinë që pritet të përfshijë vendin tonë. Në njoftimin e bërë nga Bashkia e Vlorës, shkruhet se moti i keq pritet që të jetë intensitet maksimal nga data 5-7 dhjetor. Ndërkohë që këshillojnë qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme. 

“Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme, 5 Dhjetor dhe deri më 7 Dhjetor! Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi të forta. Për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike nga përmbytjet si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni në “Facebook” me Ujësjellës Kanalizime Vlorë. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!,”- thuhet në postimin e Bashkisë.

LAJMI KRYESOR- HARTA LIVE: Temperatura e reshje shiu e bore, moti i keq me ciklon ‘godet’ vendin

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e vlorës moti i keq ne shqiperi vlore bashkia e vlorës moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll