Aktualitet

“Non grata” në SHBA, por Berisha takim online. Sulmon Yuri Kim: Dil nga selia e PS

5 Dhjetor 2021, 17:09 Nga DOSJA
“Non grata” në SHBA, por Berisha takim online. Sulmon Yuri Kim:

TIRANË– Një vendim “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndaluar ish-kryeministrin Sali Berisha që të shkelë në SHBA, por është e ka ndaluar që të lidhet online me mbështetësit e tij dhe ish-zyrtarë të Partisë Demokratike. Berisha u shoqërua sot nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Sekretari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Grigels Muçollari.

Gjatë fjalës së tij, më e shkurtra që ka mbajtur ndonjëherë në Foltore, duke u lënë demokratëve më shumë kohë, Berisha nuk la pa sulmuar edhe kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por edhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se ambasadorja sillej si sekretare ideologjike e Partisë Socialiste. Por Berisha nuk ishte i vetmi!

Një tjetër mbështetës i Berishës, presidenti i nderit të shoqatës “Vatra”, i prezantuar si Agim Rexha, akuzoi Yuri Kim për sjellje jo demokratike dhe se po mbështet hapur Partinë Socialiste.  Por kjo nuk është Foltorja e fundit e Berishës, pasi në datë 8 dhjetor, vetëm 3 ditë para Kuvendit Kombëtar të PD-së, ish-kryeministri do të takohet me studentët e dhjetorit ’91, por edhe studentë të tjerë, aktivistë në PD.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Do jetë Foltorja e fundit! Kë do takojë Berisha më datë 8, rikthen ‘nostalgjikët’

LIVE me Amerikën! Berisha sulmon ambasadoren Kim: Sekretare ideologjike e PS-së!

Foltorja/ Presidenti i shoqatës Vatra në SHBA-ambasadores Kim: Mos u përfshi

FOTO-KRAHASIMI/ E njëjta sallë me Ramën? Nga po flet Berisha me demokratët në ‘USA’

Foltorja me Amerikën! Berisha flet më shkurt se kurrë para demokratëve: Të pyesin…

Foltorja me Amerikën! Berisha flet më shkurt se kurrë para demokratëve: Të pyesin…

Berisha sfidon “non grata-n”!Gjetja për të shkuar në Amerikë, nderon e himnin e SHBA

Me G-class në mes të Amerikës! Demokratët nuk pyesin për “non grata”, nisin festimet

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes berisha ne usa sali berisha aksioni i berishes berisha ne usa sali berisha

Sondazh

Poll