Politike

Foltorja në Sarandë, Berisha: Basha, njeriu primitiv që ka frikë nga firmat tuaja

12 Nëntor 2021, 16:38 Nga DOSJA
Foltorja në Sarandë, Berisha: Basha, njeriu primitiv që ka

SARANDË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha dhe kreu i meduzës, siç quan ai kryeministrin Edi Rama, kanë frikë nga firmat që janë mbledhur nga demokratët. Gjatë ‘Foltores’ së sotme në Sarandë, Berisha i ka quajtur Bashën dhe Ramën njerëz primitiv, që i ka pushtuar një frikë e tmerrshme. Ish-kryeministri gjithashtu deklaroi se Rama e ka kthyer Shqipërinë si dele të zezë të Ballkanit.

“Ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD-së. Edi Rama mendoi se i lau duart me PD-në. Ai mendoi se tani do munde të vendoste çdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi çdo muaj rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në dele të zezë të Ballkanit. Siç thotë Kushtetuta e SHBA-ve, ne populli do mbledhim kuvendin tonë, do vendosim normat demokratike Do ngrihemi opozitë vigane. Ne që ç’montuam sistemin komunist do ç’montojmë narkoshtetin. Kryetarin pa parti apo njeriun që është ndryrë në katër muret e dhoms së tij. Mund të bëj një pyetje, keni konstatuar ju ndonjë takim pas zgjedhjes për karrigen e vet? Asnjë të vetme. Atë e ka pushtuar me gjithë qënien e tij një frikë e tmerrshme. Ai nuk ka frikë nga pushteti por nga ju. Ai e di që ju nuk pranoni kurrë pazaret e tij me Edi Ramën. Njerëzit primitivë jetonin me frikëra të ndryshme. Tani frika e tij e madhe janë firmat tuaja. Tmerri jo vetëm i atij, por kreut të meduzës janë firmat tuaja. Nuk janë firmat që ngjallin frikë te demokratët, përkundrazi ata janë firma me germa të arta. Nuk ja njohim kurrë pushtetin Edi Ramës,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Nis ‘Foltorja për PD’! Berisha në Sarandë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll