Telefonata që shpëtoi të riut! Sherr brenda lokalit në Berat, Policia ndërhyn në kohë, i merr armën nga dora 28-vjeçari
29 Nëntor 2020, 11:55Nga DOSJA
BERAT– Një 28-vjeçar nga Berati është prangosur nga Policia pasi ka tentuar që të vrasë bashkëmosharatin e tij pasi në konflikti banal. Policia e Beratit kishte marrë një njoftim se brenda një lokali dy persona po përplaseshin me njëri-tjetrin. Sapo kanë marrë njoftimin, Policia është nisur me urgjencë për në vendin e raportuar dhe ka ndërhyrë në shuarjen e konfliktit. Në pranga ka përfunduar 28-vjeçari me iniciale H. Z., i cili tentoi të vriste K. K., 27 vjeç.
NJOFTIMI I PLOTW:
Berat
Tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, pas një konflikti të çastit, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen. Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.
Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen “Kushtrim”, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.
Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
URA VAJGURORE-Pagëzimi me emrin e ri “Dimal” nuk e ka ndryshuar shumë ish-bashkinë e Urës Vajgurore. Në kafenenë pranë shkollës, në hyrje të qytezës, në një la...
BERAT- 8 persona janë infektuar me Covid-19 ditën e sotme në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se mes të infektuarve është edhe Deputeti i Partisë Socia...
ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre protagonistët e sherrit me armë në Elbasan. Para togave të zeza ditën e sotme ...
DURRËS– Personi që po shihni në foton e mëposhtme është 32-vjeçari Stivi Prifti. I riu është zhdukur pasi kishte dalë që të gjuante me pushkë deti, ...
TIRANË-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka uruar Shqipërinë për Ditën e Çlirimit me disa vargje nga poeti Naim Frashëri. Në një status që...
TIRANË– Mjeku i njohur i spitalit të Kavajës, Hidajet Deda ka humbur betejën me Covid-19. Pediatri kishte prej më shumë se një muaji që ishte infektuar nga...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit. Sipas burimeve të Dosja.al makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur në parcelën e ...
DURRËS- Policia ka vijuar me aksionin për respektimin e masave të ndërmarra anti-COVID, duke gjobitur 4 lokale që kanë shkelur rregullat. Bizneset janë gjo...