Aktualitet

Moti i keq dhe dallgë të forta, nisen me 7 orë vonesë tragetet drejt Italisë

24 Prill 2019, 06:33 Nga DOSJA
Moti i keq dhe dallgë të forta, nisen me 7 orë vonesë

SHQIPËRI– Moti i keq ka bërë që të ketë vonesa në nisjen dhe në mbërrtjen e trageteve. Dy tragetet që duhet të ishin nisur mbrëmë nga porti i Durrësit për në Bari, Itali janë nisur me 7 orë vonesë për shkak të motit të keq.

Kurse trageti i linjës Brindisi-Vlorë, pritet të mbërrijë në portin e Vlorës rreth orës 11:12, pasi nga Italia është nisur rreth orë 05:45.

Nga ana tjetër e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në orar.

Në det të hapur forca e dallgëve arriti 9 ballë në Durrës dhe 5 ballë në Vlorë, dhe në këto kushte  nuk mund të lejohej nisja e trageteve. Ndërkohë mëngjesin e sotëm, forca ra.

Kurse anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat do të qëndrojnë të ankoruara në port.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet brindisi-vlore dallge tw forta durres-bari moti i keq vonesa e trageteve brindisi-vlore dallge tw forta durres-bari moti i keq vonesa e trageteve

Sondazh

Poll