Aktualitet

Bum infeksionesh në Vlorë/ Infektohen 40 persona, mes tyre mësues, nxënës dhe punonjës në institucione

28 Nëntor 2020, 18:02 Nga DOSJA
Bum infeksionesh në Vlorë/ Infektohen 40 persona, mes tyre

VLORË-Situata e pandemisë në qarkun e Vlorës vijon të jetë tepër shqetësuese. Në 24 orët e fudnit në qytetin jugor të Shqipërisë janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në në mesin e tyre  kanë rezultuar pozitiv 6 mësues, 1 nxënës  dhe dy edukatore.  Po ashtu janë infektuar edhe  2 kujdestare të shtëpisë së foshnjës, një sekretar pranë Gjykatës së Apelit dhe një jurist i përmbarimit publik. Rastet e tjera janë kryesisht raste kontakti dhe pensionistë.

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 16 qytetarë, si dhe janë regjistruar 545 raste të reja nga 2,026 testime të kryera.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne vlore koronavirusi ne vlore

Sondazh

Poll