Sport

Al Ahly fiton për herë të 9-të, rekordmenë të Afrikës në Champions League

28 Nëntor 2020, 15:58 Nga DOSJA

EGJIPT – Finalja e Champions League, në kontinentin e Afrikës, ishte një ndeshje derbi. Në stadiumin “Internacional” të boshatisur, përballë njera-tjetrës, ishin dy skuadra egjiptiane, madje të të njëjtit qytet: Al Ahly dhe Zamalek të Kajros.

Ishte Mohamed Afsha, ai i cili në minutën e 86-të, shënoi golin e dytë dhe të triumfit, teksa më herët, Soleya në minutën e 5-të, kishte realizuar golin e parë për Al Ahly. Për Zamalek shënoi Shikabala në minutën e 31-të, që barazoi ndeshjen përkohësisht.

Me këtë fitore “djajtë e kuq” të Kajros, siç etiketohen futbollistët e Al Ahly, arrijnë të sigurojnë edhe trofeun e 9-të të tyre, duke u bërë njëherësh edhe rekordmenë të Afrikës në Champions League. Kësaj here në kohë pandemie…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport al ahly champions league e afrikes dy skuadra te kajros zamalek al ahly champions league e afrikes dy skuadra te kajros zamalek

Sondazh

Poll

Sport 27 Nëntor 2020, 21:58

ANALIZE / Mema: Kombëtarja kaloi cdo parashikim

TIRANE – Me mbylljen e edicionit të UEFA Nations League 2020 është kohë bilancesh edhe për Kombëtaren shqiptare. Duhet thënë qysh në fillim se ky është nj...