Aktualitet

Ceremonia për rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, ‘kokat’ e shtetit zbresin në Vlorë me kurora me lule, Meta prin me

28 Nëntor 2020, 09:12 Nga DOSJA
Ceremonia për rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë,

VLORË– 108-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë që të gjithë liderët politikë të shkojnë në qytetin e Vlorës, aty ku dhe është ngritur flamuri kuqezi nga Ismail Qemali.

Më kurora me lule në duar, të gjithë rresht shkojnë në sheshin e flamurit për të kryer ritet tradicionale. I pari që u prin është Presidenti Ilir Meta, veshur me një pallto teksa mban dhe një maskë të bardhë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka veshur një kostum ngjyrë blu dhe mban maskë të kuqe. Ai ka mbajtur edhe një fjalë për mediat pas ceremonisë, ku ka uruar Shpalljen e Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sot nuk janë në shtëpi pranë familjeve të tyre,”- tha Rama ndër të tjera.

 Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullimet të rinj e festime masive.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 28 nentor 1912 edi rama ilir meta shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet 28 nentor 1912 edi rama ilir meta shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 07:38

TIRANË– Ushtarë nga e gjithë bota, aty ku edhe Shqipëria ka zgjedhur të çojë misionin e saj, kanë uruar vendin tonë për 28-nëntorin, ditën e Pavarës...