Aktualitet

28-nëntori/ Pompeo: Urime Shqipëri, këtë vit festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat

28 Nëntor 2020, 08:53 Nga DOSJA
28-nëntori/ Pompeo: Urime Shqipëri, këtë vit festojmë

TIRANË– Mike Pompeo ka uruar Shqipërinë për ditën e shpalljes së Pavarësisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pompeo shkruan se SHBA-ja do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë.

Ai shton më tej se në këtë ditë, festohet edhe vendimi i Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur. Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19,”- shkruan Pompeo.

Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullimet të rinj e festime masive.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 28 nentor 1912 mike pompeo shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet 28 nentor 1912 mike pompeo shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 07:38

TIRANË– Ushtarë nga e gjithë bota, aty ku edhe Shqipëria ka zgjedhur të çojë misionin e saj, kanë uruar vendin tonë për 28-nëntorin, ditën e Pavarës...