Politike

Piciri thirrje partive të vogla: I vetmi shans është bashkimi dhe nxjerrja e një kandidati kryeministror…kam një vit që

27 Nëntor 2020, 20:12 Nga DOSJA
Piciri thirrje partive të vogla: I vetmi shans është bashkimi dhe

TIRANË– Erion Piciri, deputeti i opozitës në Kuvend, i dalë nga lista e PD-së në 2017, është shprehur se do të bëjë fushatë kundër partive të mëdha dhe estabilishmentit politik. I ftuar në Report TV, Piciri deklaroi se partitë e vogla mund të kenë një shans më 25 prill, nëse bashkohen dhe dalin me një kandidat kryeministror.

Ai shtoi më tej se në politikë, nuk është futur për tu bërë i pasur dhe për këtë arsye ka nëj vit që ka hequr dorë nga rroga e tij.

“Po shoh qe po krijohen parti thuajse çdo ditë. Nëse  bashkohen të gjithë dhe të kenë kandidatin e tyre kryeministror kanë mundësi të kenë një shans. Partitë  e vogla kështu siç janë të thërrmuara nuk kanë për të arritur asgjë.  Do jem pjesë e fushatës elektorale, është projekt individual kundër një estabilishmenti të krijuar. Unë nuk pranoj gati prej një viti rrogën. Nëse do i fusja lekët në xhep do fillonin spekulimet. Unë hyra në  parlament për të komunikuar për të thënë që politika bëhet edhe ndryshe,”- tha ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion piciri erion piciri

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 19:08

TIRANË- Një ditë pas një vjetorit të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e punës që sipas tij është bërë deri t...