Politike

I hoqi titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroi, Safet Gjici reflekton dhe kërkon ndjesë pas thirrjes së Ramës: Veprim i nx

27 Nëntor 2020, 16:44 Nga DOSJA
I hoqi titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroi, Safet Gjici reflekton

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka reaguar pak pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti lajthitje kolektive vendimin e Këshillit Bashkiak në Kukës për ti hequr titullin “Qytetar Nderi” publicistit Veton Surroi.

Ndërkohë, në një postim që ka bërë Gjici, ka kërkuar falje për veprimin e nxituar por megjithatë ai ka shtuar se Surroit i është hequr, Titulli “Qytetar Nderi” pas kërkesësë të 57  familjeve të Dëshmorëve të UÇK!

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK! Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale. Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.”- shkruan Gjici.

Publicistit dhe politikanit Kosovar Veton Surroi, ditën e sotme i është hequr titulli “Nderi i Qarkut Kukës” që e kishte marrë në vitin, 2015  nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e mbajtur sot. Menjëherë pas vendimit ka reaguar edhe Kryeministri Rama, i cili  ka dalë kundër këtij vendimi të heqjes së titullit për Surroi, gjë që e konsideroi lajthitje.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike safet gjici veton surroi safet gjici veton surroi

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 10:58

TIRANË– Partia Demokratike vijon me akuzat për Ministren Olta Xhaçka se përdor helikopterin ushtarak nga Tirana për në Dibër. Ish deputetja Al...