Politike

Heqja e titullit të Veton Surroit, flet për herë të parë prefekti i Kukësit, Kuçana: Këshilli s’ka të drejtë ta bëj

27 Nëntor 2020, 19:34 Nga DOSJA
Heqja e titullit të Veton Surroit, flet për herë të

TIRANË– Zenel Kuçana, prefekti i Kukësit ka folur për herë të parë pas vendimit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” ndaj Veton Surroit. Në një intervistë Abcnews.al, Zenel Kuçana u shpreh se dosjen do ta shikojë dhe në momentin e duhur do të vendosë.

Paraprakisht, ai paralajmëron rrëzimin e këtij vendimi, teksa shton se këshilli nuk ka të drejtë që heqë tituj.

Intervista e plotë

Zoti Gjici, tha sot se në fund e ka në dorë Prefekti?
Patjetër, do të pres kohën e nevojshme, do ta studioj bazën ligjore dhe të veproj në bazë të ligjit, rregullave.

Argumentet janë bërë publike, mbi të cilat u mor vendimi, ju cfarë mendoni?
Kur të kem dosjen përpara, do ta dal në një konkluzion dhe do të marr vendimin e duhur brenda ligjit.

Po deklaratën e kryeministrit do ta merrni parasysh në vendim?
Gjithsesi duhet parë ligji nëse bazohet kund për ta hequr një titull ose kush e ka tagrin, nëse e ka, do të shihet hap pas hapi dhe do ta dilet në një konkluzion të drejtë. Unë do të shoh dosjen, do ta krahasoj me ligjin dhe do të marr vendimin e duhur në kohën e duhur.

Një opinion për zotin Surroi keni?
Nuk mund të jap asnjë opinion tani sepse nuk ka më luftë klasash, dicka tjetër, nuk mund të bësh veprime, ajo ka 5 vite. Rezervohem që të jap prononcime të tilla. Ka 5 vite që është dhënë si titull, nuk mban përgjegjësi ai këshill që ka dhënë titullin se cfarë do të bëjë vetoni pas 5 viteve.

Shkelja nuk besoj se është aq e rëndë?
Nuk e di nëse ka kompetencë ligjore ky këshill për ta marrë atë vendim.

Këshilli e ka një të drejtë?
Unë di që këshilli ka të drejtë që të japë dhe jo të heqë. Me ato njohuri që kam deri tani, megjithatë do e shoh.

Po për të hequr kush ka të drejtë?
Duhet hapu ligji, sikur parashkruhet në ligj.

Publicistit dhe politikanit Veton Surroi, ditën e sotme i është hequr titulli “Nderi i Qarkut Kukës” që e kishte marrë në vitin, 2015 nga Këshilli i Qarkut Kukës. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e mbajtur sot. Gjici, në videon e publikuar, kërkonte me ngulm që t’i hiqej Surroit titulli i vënë, pasi sipas tij po bënte fushatë kundër UÇK-së. kryeministri Rama e cilësoi lajthitje kolektive këtë vendim, gjë që bëri që Gjici të tërhiqej e të kërkonte ndjesë. Vetë Surroi tha se ishte vendim politik dhe se ishte lajmëruar nga lajmet për këtë gjë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike veton surroi veton surroit i hiqet titulli qytetar nderi zenel kucana veton surroi veton surroit i hiqet titulli qytetar nderi zenel kucana

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 19:08

TIRANË- Një ditë pas një vjetorit të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e punës që sipas tij është bërë deri t...