Politike

“Muzika përhap Covid-19”, Klosi nuk tërhiqet: I qëndroj asaj që kam thënë, kam studiuar për elektronikë dhe i di kë

27 Nëntor 2020, 19:05 Nga DOSJA
“Muzika përhap Covid-19”, Klosi nuk tërhiqet: I

TIRANË– Ministri për Turizmin Blendi Klosi nuk është tërhequr nga deklarata e tij që bëri bujë pak muaj më parë, teksa tha se ishte e provuar shkencërisht se muzika përhap Covid-19.

I ftuar në “Radar”, Klosi tha se i qëndron të njëjtës deklaratë, pasi ai ka studiuar elektronikë dhe i di mirë këto gjëra, teksa këmbënguli se askush nuk duhet të qëndrojë brenda një ambienti të mbyllur me muzikë të lartë. 

“I qëndroj asaj që kam thënë. Unë i kërkova ndjesë komunitet të artistëve, që u ndjenë keq pas atyre lajmeve në media, por nuk të vret muzika, muzika e lartë në ambiente të mbyllura. Valët e muzikës, njerëzit flasin me zë të lartë, lëshojnë më shumë spërkla. Në vende të mbyllura me mzuikë të lartë nuk duhet të qendrojmë. Ajo vala krijon një energji të brendshme. Unë kam studiuar për elektronikë dhe i di këto gjëra. I kërkova ndjesë njerëzve të muzikës, qesha me ata që bënë humor ndërsa me ata që u futën në teknikalitete i refuzova,”- tha Klosi.

Ministrit Klosi siç duket do t’i përmendet për shumë kohë kjo deklaratë. Pak javë më parë ai tha se valët e muzikës përhapin Covid-19 dhe se ishte e provuar shkencërisht kjo gjë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi blendi klosi

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 10:58

TIRANË– Partia Demokratike vijon me akuzat për Ministren Olta Xhaçka se përdor helikopterin ushtarak nga Tirana për në Dibër. Ish deputetja Al...