I hoqën titullin ‘qytetar nderi’ Veton Surroit, Rama: Lajthitje kolektive, uroj Prefekti i Kukësit ta refuzojë!
27 Nëntor 2020, 15:39Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një lajthitje kolektive, vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit. Në një reagim në rrjetet scoiale, Rama i bëri thirrje Prefektit që ta refuzojë këtë vendim, ndërkohë që kërkoi edhe ndërhyrjen e Parlamentit.
Sipas Ramës parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve. Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”- shkruan Rama.
Vendimi për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” ndaj Veton Surroit u mor gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin e Qarkut të Kukësit. Argumenti për heqjen e titullit ishte se Surroi sipas kryebashkiakut Safet Gjici po bën fushatë mediatike kundër UÇK. Në fakt Surroi e vetmja gjë që ka bërë është se i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut Lulzim Basha pas akuzave të ngritura.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ditën e sotme u ka drejtuar një letër qytetarëve të Tiranës, për festat e Nëntorit.Në pamundësi për ...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka kërkuar që gjërat të përshpejtohen kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese.Përmes një mesazhi në rrjet...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishin sot në Kopshtin 36,...
Nuk është e thjeshtë ta bindësh Edi Ramën. Atij, nuk mjafton t’i shkruash, apo vetëm t’i flasësh. Këtë e dinë mirë ata që punojnë me të, ata që janë afër në par...
Politike27 Nëntor 2020, 10:58
TIRANË– Partia Demokratike vijon me akuzat për Ministren Olta Xhaçka se përdor helikopterin ushtarak nga Tirana për në Dibër. Ish deputetja Al...
FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë shkuar paraditen e sotme në qytetin e Fushë- Krujës, ...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj në Vizion Plus ka folur për proçesin e rindërtimit, duke sqaruar në cilat faza ndodhet projekti. Ahmetaj...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të organizojë hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së që do të funksionojë përgjatë vitit të ardhshëm. Shorti...
Politike27 Nëntor 2020, 09:27
BEOGRAD- Deputeti shqiptar Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë i cili vendosi flamurin kombëtar në parlamentin serb në një intervistë për ‘ABC’ është shprehur s...