Politike

Nuk refuzon llokumet me arra/ Rama iu jep çelësin e shtëpisë 4 familjeve në Shijak: Nuk e besoje. Beso e kontrollo!

27 Nëntor 2020, 16:22 Nga DOSJA
Nuk refuzon llokumet me arra/ Rama iu jep çelësin e

SHIJAK– Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme u ka dorëzuar çelësat e shtëpisë 4 familjeve në Shijak. Shtëpitë kanë qenë pjesë e projektit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë i ka dhënë çelësat e shtëpive të reja familjeve të Marjana Domit, Hava Domit, Shpresa Zezës dhe Hamit Zezës.


Pasi u fut brenda për të parë nga afër punimet e shtëpive, rama nuk u ka rezistuar dot ëmbëlsirave që i janë ofruar nga kryefamiljarët.

Teksa një grua po e qeraste me llokume me arra, Rama po bisedonte me një kryefamiljar i cili nuk kishte besuar se do të do të bëhej me shtëpi. “Nuk e besoje. Beso e kontroll këtë punë. Ja shiko shtëpinë tani.”, i tha Rama qytetarit.

4 banesat në fjalë u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ndërkohë që në këtë zonë do të përfitojnë 468 familje të tjera nga projekti i rindërtimit

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne shijak edi rama ne shijak

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 10:58

TIRANË– Partia Demokratike vijon me akuzat për Ministren Olta Xhaçka se përdor helikopterin ushtarak nga Tirana për në Dibër. Ish deputetja Al...