Aktualitet

Elidon Basha u vra me kallshnikov, gjendet arma e krimit në Bulqizë

27 Nëntor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Elidon Basha u vra me kallshnikov, gjendet arma e krimit në Bulqizë

BULQIZË– Elidon Basha është ekzekutuar me kallashnikov. Policia e Bulëizës ka gjetur armën e krimit, pothuajse 10 orë pas ngjarjes së rëndë. Viktima kishte dalë për gjah me mikun e tij Klodian Kola, dhe me vete kishin marrë një çifte dhe një kallashnikov.

Fillimisht u dyshua që Basha të ishte vrarë nga çiftja, por policia tashmë ka në duar edhe kallashnikovin.

I vetmi i arrestuar për ngjarjen dhe vetë shoku i viktimës, Kola. Ai ka dhënë dëshmi të dyshimta në polici. Fillimisht nuk pranoi autorësin e krimit, duke thënë se shokun e tij e qëlluan prsona të tjerë, që ata nuk e panë, ndërsa më vinë ndryshoi dëshmi. Kola rrëfeu se Basha vrau veten.

Gjithsesi, kjo ngjarje është e mbushur me mister.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon basha klodian kola vrasje ne bulqize elidon basha klodian kola vrasje ne bulqize

Sondazh

Poll