Aktualitet

“Elidoni vrau veten”/ U arrestua për vdekjen e shokut, Klodian Kola ndryshon sërish version pasi nuk pranoi krimin

27 Nëntor 2020, 14:28 Nga DOSJA
“Elidoni vrau veten”/ U arrestua për vdekjen e shokut, Klodian

TIRANË– Klodian Kola ka ndryshuar versionin e ngjarjes që la të vdekur mikun e tij Elidon Basha. Mësohet se disa orë pasi deklaroi se drejt Bashës kanë qëlluar persona të paidentifikuar, Kola është shprehur se shoku i tij ka vrarë veten.

“Ai vrau veten. Qëlloi veten me armë,”– mësohet të ketë thënë Kola para grupit hetimor.

Vetëm pak orë më parë Kola deklaroi se drejt Bashës kanë qëlluar person që nuk i njohin, ndërkohë që të dy kishin dalë për gjah. Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm.

 Vetë Policia e Shtetit raportoi se Elidon Basha, 23 vjeç u qëllua nga pakujdesia nga shoku i tij, teksa kishin dalë për gjueti në Bulqizë. Por Kola nuk e ka pranuar krimin. Deri më tani kjo ngjarje është e mbuluar me mister, por pritet që hetimet e mëtejshme të hedhin dritë mbi të.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon basha klodian kola vrasje ne bulqize elidon basha klodian kola vrasje ne bulqize

Sondazh

Poll