Aktualitet

50 mijë euro grabitje në mënyrë spektakolare, flasin familjarët e emigrantit që i vodhën shtëpinë në ‘ditën për di

27 Nëntor 2020, 15:12 Nga DOSJA
50 mijë euro grabitje në mënyrë spektakolare, flasin

SHKODËR– Familjart e Broz Kolës, emigrantit që i grabitën shtëpinë në Dajç kanë treguar se hajdutët kanë bërë një dëm të tmerrshëm në banesë. Margarita Caka, e motra e pronarit të banesë që u vodh thotë se gati është çmendur kur ka parë shtëpinë në atë gjendje, pa moblije dhe pa asgjë që kishte brenda.

“Këtu është bërë një dëm i tmerrshëm nga hajdutët. Ata kanë ardhur dhe kanë vjedhur gjithçka. Të gjitha dhomat dhe kuzhina në katin e parë dhe në të dytin kanë qenë të kompletuara me gjëra ku janë më të shtrenjtat. Hajdutët nuk kanë lënë asgjë përveç disa rrobave që nuk u janë dashur gjë. Kanë marrë gjithçka ka pasur shtëpia. Është një dëm që shkon në rreth 50 mijë euro, sepse ka pasur mobilie, divane dhe sende të tjera të kushtueshme. Unë jam çmendur gati kur e kam gjetur shtëpinë në atë gjendje. Kanë hequr edhe kasat e dyerve, e pabesueshme. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë vjedhje të tillë në gjithë këtë zonë, por edhe në zona të tjera. Unë kam ardhur një herë në muaj për t’u kujdesur për shtëpinë, sepse vëllai është në Itali prej 10-15 vitesh dhe nuk më besohet kjo që ka ndodhur,”- tregon Caka, shkruan Panorama.

Ndërsa Lorenc Kola, një kushëri i familjes së cilës iu vodh shtëpia duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik, shprehet se sipas dëshmitarëve, autorët janë futur me kamion brenda oborrit dhe kanë qëndruar gati një javë.

“Unë kam qenë në shtëpi kur një banor i zonës më lajmëroi se dritarja pas shtëpisë ishte e hapur. Erdha për të shikuar dhe kur u futa brenda mungonin dyert e dhomave. U futa më tutje dhe vërejta se banesa ishte boshatisur. Aty kuptova se kemi të bëjmë me një vjedhje. Menjëherë mora në celular të zotin e shtëpisë në Itali dhe i thashë se çfarë kishte ndodhur. Më pas kam lajmëruar edhe Policinë dhe kanë ardhur duke nisur hetimet. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qëndruar gati një javë dhe janë futur nga dera kryesore. Kur i kanë pyetur autorët, janë maskuar si punëtorë duke u thënë se janë duke bërë rinovim me lejen e pronarit të shtëpisë, gjë e cila nuk i ka bërë që të dyshojnë. Autorët kanë qenë me kamion dhe kanë marrë gjithçka. Disa banorë këtu i kanë parë fytyrat, por nuk i kanë njohur sepse nuk kanë qenë të zones,”- rrëfen ai.

Ngjarja u raportua një ditë më parë. Disa persona, ende të paidentifikuar janë futur me anë të një kamioni në banesën e emigrantit Broz Kola, dhe kanë grabitur çdo gjë që kanë gjetur. Ata janë futur pa problem, dhe fqinjët e të afërmit e Kolës, që jetonin në të njëjtën lagje, kanë menduar se bëhej fjalë për ndonjë kompani që vetë pronari i shtëpisë kishte dërguar aty. Për ditë me radhë ata nuk janë ndjerë, deri kur kanë parë dritaret hapur dhe kanë lajmëruar policinë.

Paraprakisht është raportuar se dëmi i bërë në këtë banesë kap vlerën e 50 mijë eurove.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dajc grabitet banesa ne shkoder shkoder dajc grabitet banesa ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll