Aktualitet

COVID në Shqipëri/ Berati fluks infektimesh, Vlora dhe Erseka raportojnë të prekur. Në Kakavijë kapet i moshuari me virus,

27 Nëntor 2020, 14:59 Nga DOSJA
COVID në Shqipëri/ Berati fluks infektimesh, Vlora dhe Erseka

TIRANË– Ditën e sotme spitali i Infektivit ka pasur fluks pacientësh dhe ambulancash në oborrin e spitalit ndryshe nga ditët e tjera që situata ishte më e qetë. Ndërsa situata në rrethe shfaqet tejet alarmante.

Në qytetin e Vlorës është raportuar me Covid sanitarja në Shtëpinë e Foshnjës. Mësohet se po pritet përgjigjia e tamponit për 3 punonjësit e tjerë, që kanë pasur kontakte me sanitaren. Në qytetin e Ersekës po ashtu janë konfirmuar 2 raste me covid. Mësohet se bëhet fjalë për një shofer ambulance dhe për një infermiere, të cilët që të dy kanë rezultuar pozitivë.

Berati është qyteti që ditën e sotme ka pasur numrin më të lartë të infektimeve. Në kopshtin “Çlirim 1”, i mbyllur prej 10-ditësh,një tjetër edukatore dhe një sanitare kanë rezultuar sot “pozitive” në përgjigjen e tamponit,duke e çuar në 7 numrin e edukatoreve dhe sanitareve të infektuara në këtë institucion. Në shkolla rezultojë të prekur: 1 mësuese në shkollën “18 Tetori” në Kuçovë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë dhe 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat. Rastet e mjekëve të prekur në Berat nga Covid-19 kanë njohur rritje edhe gjatë kësaj jave. Vetëm në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar sot “pozitivë” 2 mjekë të tjerë,një mjek i Repartit të Urgjencës dhe një mjek patholog. Edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,2 efektivë policie të terrenit rezultojnë të infektuar me Coronavirus.

Në Kakavijë është ndaluar një i moshuar pasi dhe pse ishte i prekur nga virusi ka dalë nga banesa me qëllim që të kalojë kufirin. Ai është gjobitur me masën administrative.

Deri më tani në vendin tonë janë infektuar 35600 të infektuar nga pandemia, ndërkohë që nga ta kanë ndërruar jetë 753 persona. Ditën e djeshme humbën jetën 10 persona dhe 656 të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronaviri në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronaviri në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll