“Ç’është ky, e largojmë që sot”/ Kukësi i heq titullin “qytetar nderi” Veton Surroit, Rama: Lajthitje kolektive!
27 Nëntor 2020, 15:36Nga DOSJA
KUKËS– Publicistit dhe politikanit Kosovar Veton Surroi, ditën e sotme i është hequr titulli “Nderi i Qarkut Kukës” që e kishte marrë në vitin, 2015 nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e mbajtur sot. Sipas kreut të Këshillit të Qarkut Abdulla Domi, vendimi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.
Dosja.alka siguruar dhe momentin kur kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar me ngulej që t’i hiqej titulli Surroit. Sipas Gjicit ai po bën fushatë kundër UÇK-së dhe duhet larguar.
Në fakt Surroi ka dalë në mbrojtje të kryedemokratit Lulzim Basha, pas akuzave që i janë bërë nga qeveria në lidhje me luftën e UÇK-së. Kjo është edhe një nga arsyet që Këshili i Qarkut Kukës mori vendimin të hiqte titullin e nderit. Pak minuta pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit. Edi Rama e konsideroi një lajthitje dhe bëri thirrje për tërheqje.
Pas kësaj thirrjeje, vetë Safet Gjici kërkoi ndjesë publike teksa shtoi se nuk e kishte menduar kaq gjatë. Prefekti Kuçana u shpreh se do të rishikohet vendimi, ndërsa Surroi tha se gjithçka ishte politike.
Ky titull i është dhënë Surroit nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015, me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
(f.m;a.k/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– 771 viktima, 17 mijë e 719 të infektuar aktivë dhe 17 mijë e 755 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Mi...
TIRANË– Ditën e sotme spitali i Infektivit ka pasur fluks pacientësh dhe ambulancash në oborrin e spitalit ndryshe nga ditët e tjera që situata ishte më e ...
TIRANË– Klodian Kola ka ndryshuar versionin e ngjarjes që la të vdekur mikun e tij Elidon Basha. Mësohet se disa orë pasi deklaroi se drejt Bashës ka...
BULQIZË– Elidon Basha, i riu që u vra mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ka marrë vetëm një plumb në shpatull. Nga kqyrja paraprake është vënë re se vikti...
TIRANË– Avokati i Gentian Malidit, Ilir Malindi, njëherësh edhe babai, shprehet se prokuroria nuk ka asnjë provë në ngarkim të tij duke zbuluar se ku po fs...
GJIROKASTËR– Një shtetas është ndaluar në Kakavijë pasi ka tentuar të kalojë kufirin dhe pse është i infektuar me Covid.V. Ll., 65 vjeç, banues në f...