Aktualitet

BILANC I ZI/ Vdesin 18 persona brenda 24 orëve nga Covid, 645 raste të reja, shkon në 771 numri i jetëve të humbura

27 Nëntor 2020, 15:10 Nga DOSJA
BILANC I ZI/ Vdesin 18 persona brenda 24 orëve nga Covid, 645 raste të

SHQIPËRI– 771 viktima, 17 mijë e 719 të infektuar aktivë dhe 17 mijë e 755 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 18 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 771. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që gjatë ditëve të festave të nëntorit të shmangin grumbullimet masive me më shumë se 10 vetë, të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar, për të kufizuar në maksimum përhapjen e infeksionit. Patrioti është kush respekton rregullat për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.  U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 645

Të shëruar ne 24 orë       403

Të shtruar në spitale        463

Humbje jete në 24 orë           18

Testime ditore            2.201

Testime totale         184.217

Raste pozitive         36.245

Raste të shëruara            17.755

Raste Aktive          17.719

Humbje jete               771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  9061

Fier      1347

Durrës       1339

Korçë   1006

Vlorë  858

Shkodër     855

Elbasan    825

Lezhë   739

Berat   554

Gjirokaster 545

Kukës   399

Dibër   191

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll