Rama nxjerr videon e pacientes që fitoi betejën me COVID: Spitali nuk ishte si në TV
27 Nëntor 2020, 11:15Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një tjetër video të një pacienteje që ka kaluar Covid-19. Gruaja në video quhet Mirgena Qoshen nga Kruja. Ajo tregon se shenjat e para i nisën në datën 2 nëntor e më pas iu nënshtrua tamponit dhe pas shenjave të lehta u përkeqësua.
Ajo thotë se pamja në spital ishte ndryshe nga ajo që flitet në televizor.
“Unë jam Mirgena Qoshja nga Kruja. Isha e sëmurë me Covid. Në datë 2 nëntor nisën shqetësimet e para. Shkova te doktoresha. Në fillim isha mirë dhe pastaj më hypi temperatura dhe shkova në spital Aty më dhanë ndihmën e parë me oksigjen. Më dërguan te Infektivi, pavijoni i 3. Më bënë dhe skaner. Doktoreshat më vinin njëra pas tjetër. Më kishte në patronazh Esi Duka. Edhe natën vinte, E mora me frikë spitali se dëgjoja në televizor. Po ngela e kënaqur. Nuk ma mori mendja që do shkonin gjërat aq mirë sa do ngrihesha në këmbë”, shprehet ajo.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Bulqizë, ku në Fushë-Bulqizë-Kodër Dane u qëllua me armë zjarri, 23-vjeçari Elidon Basha. Pasi u qëllu...
ERSEKË– Covid ka hyrë dhe në qytetin e Ersekës. Ditën e sotme janë konfirmuar 2 raste me covid në spitalin e qytetit.Mësohet se bëhet fjalë për një s...
TIRANË– Deklarata e Ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj: Jemi unik si shtet pasi japim shtëpi falas për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti.“E th...
VLORË– Mbrëmjen e djeshme shefit të policisë së paraburgimit në Vlorë iu dogj automjeti i tij nga dy persona ende të paindentifikuar.Shefi Feim Alisinani k...
VLORË– Vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani kanë folur llidhur me sulmin ndaj vëllait të tyre, të cilit mbrëmjen e djeshme i ...
BULQIZË– Klodian Kola, i riu që u raportua se qëlloi shokun e tij, Elidon Basha, nga pakujdesia teksa kishin dalë për gjueti, mohon akuzën. Burime për Dosj...
TIRANË– Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjithashtu e njohur si GJKKO i ka dërguar një shkesë ministres së Drejtësisë, Et...
DURRËS– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se do të shembë sot në orën 15:00 me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrës...