Aktualitet

SKANDALI/ 23-vjeçari që u vra në Bulqizë ndërroi jetë pasi u sorollat 3 orë nëpër spitale se nuk ka kirurg

27 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
SKANDALI/ 23-vjeçari që u vra në Bulqizë ndërroi

BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Bulqizë, ku në Fushë-Bulqizë-Kodër Dane u qëllua me armë zjarri, 23-vjeçari Elidon Basha. Pasi u qëllua me armë zjarri, i riu u dërgua me urgjencë në spitalin e Bulqizës. Por në vend që të merrte ndihmë mjekësore, për të riun e plagosur këtu nis tmerri.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu është paraqitur në spitalin e Bulqizës në orën 23:00 ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Por duke qenë se ky spital nuk ka kirurg, ai është dërguar në spitalin e Peshkopisë në mënyrë që të bëhej nxjerrja e plumbit.

Por as në Peshkopi nuk ka mundur të marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij është përkeqësuar. Në orën 02:00 pas mesnate të ditës së sotme, ai është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë, por ka ndërruar jetë rrugës.

Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e sotëm. Vetë Policia e Shtetit raportoi se Elidon Basha, 23 vjeç u qëllua nga pakujdesia nga shoku i tij, teksa kishin dalë për gjueti në Bulqizë. Por,  shoku i tij, Klodian Kola, i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se ata janë qëlluar nga persona të tjerë dhe se ka qenë ai personi që e ka ndihmuar viktimën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon basha klodian kola vrasje ne bulqize elidon basha klodian kola vrasje ne bulqize

Sondazh

Poll