Aktualitet

Rastësi? Digjen 4 makina në tre qytete të ndryshme të Shqipërisë, autorët i vunë flakën në mesnatë, Policia në kërk

27 Nëntor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Rastësi? Digjen 4 makina në tre qytete të ndryshme të

TIRANË– Mëngjesi i sotëm ka nisur me djegien e disa makinave në qytete të ndryshme të vendit. Të gjitha të shkrumbuara në orët e vona të mbrëmjes nga persona ende të paidentifikuar.

Në qytetin e Vlorës është shkrumbuar mjeti tip “Nissan” e shefit të paraburgimit Vlorë, Feim Alisinani. Autorët, ashtu siç duket edhe nga kamerat e sigurisë kanë qenë dy, të cilët kanë thyer fillimisht xhamin e makinës e më pas e kanë lyer me benzinë.

Më pas u raportua se në Elbasan janë djegur dy makina gjatë mesnatës. Automjeti tip “Volvo” në pronësi të Daniel Dukës dhe automjeti tip “Ford Focus” i Aleksandër Bragjecit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarje dyshohet se ka qënë aksidentale, si paspojë e ndonjë defekti.  Gjithashtu u raportua se në oborrin e banesës së 20-vjeçarit Gani Demnushi u dogj mjeti i tij. Ky i fundit është shprehur se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk di se kush mund ta këtë bërë këtë veprim.

Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar në lidhje me tre ngjarjet e njëpasnjëshme. Nuk dihet nëse mund të kenë pasur lidhje me njëra-tjetrën, kjo  mbetet për t’u parë në orët në vijim…

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina në elbasan digjet makina ne kruje digjet makina ne vlore digjet makina në elbasan digjet makina ne kruje digjet makina ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2020, 06:14

VLORË– Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në lagjen “Hajrro Cakerri”. Burime për Dosja.al bëjn...