Aktualitet

Vritet 22-vjeçari në Bulqizë, shoku me të cilin doli për gjah e qëlloi me kallashnikov nga pakujdesia, u sorollat dhe humb

27 Nëntor 2020, 07:36 Nga DOSJA
Vritet 22-vjeçari në Bulqizë, shoku me të cilin doli

BULQIZË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, kur një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu Elidon Basha është qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që kishte dalë për gjueti me një shokun e tij. Ky i fundit, Klodian Kola e ekzekutoi nga pakujdesia me kallashnikov.

Basha ndërroi jetë nga gjakderdhja, pas sorollatjeve nëpër spitale, ku nuk kishte asnjë kirurg. Basha mund të kishte shpëtuar, por vonesa që iu bë pas sorollatjeve të shumta, bëri që i riu të ndërronte jetë rrugës për në Tiranë.

Klodian Kola është vënë në pranga. Ai fshehu armën e krimit dhe rrobat me gjak, me ndihmën e prindërve. Fillimisht Kola ka mohuar krimin duke pretenduar se ai dhe shoku i tij ishin qëlluar nga persona të tjerë, dhe se ai në fakt i kishte shkuar për ndihmë mikut të tij. Por më vonë tha se Basha vrau veten, duke e bërë akoma më të dyshimtë përfshirjen e tij në këtë histori.

Pas 10 orësh u zbuluan rrobat dhe arma e krimit, që çuan Kolën pas hekurave. Gjithashtu janë proceduar edhe prindërit e tij, që e ndihmuan të fshihte krimin.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon basha klodian kola shoqerohet klodian kola vdes eliodon basha vrasje ne bulqize elidon basha klodian kola shoqerohet klodian kola vdes eliodon basha vrasje ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2020, 06:14

VLORË– Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në lagjen “Hajrro Cakerri”. Burime për Dosja.al bëjn...