Aktualitet

Digjet makina e 20 vjeçarit në Krujë, shkrumbohet në mes të oborrit të banesës

27 Nëntor 2020, 07:27 Nga DOSJA
Digjet makina e 20 vjeçarit në Krujë, shkrumbohet në mes

KRUJË-Në qytetin e Krujës është djegur një makinë pas mesnate.

Mjeti në pronësi të shtetasit G.T, 20 vjeç është djegur rreth orës 00:30. Mësohet se makina ka marrë flakë në oborrin e banesës së të riut.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne kruje digjet makina ne kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2020, 06:14

VLORË– Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në lagjen “Hajrro Cakerri”. Burime për Dosja.al bëjn...