Aktualitet

Dyshohet aksidentale! Shkrumbohen dy mjete gjatë natës në Elbasan, kush janë pronarët e tyre (EMRAT)

27 Nëntor 2020, 07:08 Nga DOSJA
Dyshohet aksidentale! Shkrumbohen dy mjete gjatë natës në

ELBASAN– Dy mjete janë shkrumbuar nga flakët në Elbasan. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen ”11 Nëntori”. Një prej mjeteve të djegura, tip ”Volvo” është në pronësi të Daniel Dukës, ndërsa mjeti tjetër , ndërsa tip “Ford Fokus” në pronesi të Aleksandër Bragjecit. Sipas Policisë, flaka ka përfshirë fillimisht makinën e Dukës dhe më pas zjarri ka kaluar edhe mjeti tjetër. Nuk dihet ende nëse zjarrvënia ka qënë e qëllimshme, megjithatë grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e shkaqeve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander bragjeci daniel duka digjen makinat ne elbasan elbasan aleksander bragjeci daniel duka digjen makinat ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2020, 06:14

VLORË– Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në lagjen “Hajrro Cakerri”. Burime për Dosja.al bëjn...