Aktualitet

27 Nëntor 2020, 06:14 Nga DOSJA

VLORË– Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në lagjen “Hajrro Cakerri”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga flakët është shkrumbuar makina tip “Nissan Micra”, është në pronësi të shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani.

Dyshohet se zjarrvënia ka qënë e qëllimshme pasi dy persona të maskuar kanë shkuar tek makina, i kanë thyer xhamin dhe pasi kanë derdhur benzinë brenda, i kanë vënë flakën. Si pasojë e zjarrit të shkaktuar mjeti ka shpërthyer. Vetë shefi Feim Alisinani ka deklaruar në polici se nuk është në dijeni se kush mund t’ia ketë djegur makinën pasi nuk ka konflikte me njeri.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarja dhe kanë nisur nga puna për kapjen e dy autorëve. Nuk dihet përse mund t’i jetë vënë flaka mjetit por fillimisht dyshohet për shkak të detyrës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne vlore feim alisinani vlore digjet makina ne vlore feim alisinani vlore

Sondazh

Poll