Aktualitet

Joe Biden i dërgon letër shoqatës shqiptaro-amerikane “Miqtë e Amerikës”: Gëzuar Ditën e Falenderimeve

26 Nëntor 2020, 22:24 Nga DOSJA
Joe Biden i dërgon letër shoqatës shqiptaro-amerikane

SHBA-Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden i ka dërguar një letër urimi shoqatës shqiptaro-amerikane “Miqtë e Amerikës” për ta uruar për Ditën e Falenderimeve.  Letrën e ka publikuar vetë kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi. Në letrën dërguar, Biden shprehet se vitet që do të vijnë do të jenë shumë të mirë për Amerikën. Ai në letër gjithashtu ka shkruar se është shumë optimist për të ardhmen e SHBA-së dhe se shekulli i 21 do të jetë i Amerikës. Në fund Biden uron Rexhepin familjarisht për Ditën e Falenderimeve.

Letra e plotë:

Agim,

Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara. Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.
Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën. Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.  Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin. Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin. Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë gwzuar Ditwn e Falenderimeve.

Zoti ju bekoftë.

Joe Biden

Faleminderit – Thank you President JOE BIDEN

Miq jam shum i nderuar të ju njoftoj që pak më parë kam marë në mënyrë…

Posted by Agim Rexhepi on E enjte, 26 Nëntor 2020

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim rexhepi joe biden miqtë e amerikës agim rexhepi joe biden miqtë e amerikës

Sondazh

Poll