Aktualitet

Sherr në Peshkopi, dy të rinjtë plagosin me sende të forta një 17-vjeçar, përfundojnë në pranga

26 Nëntor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Sherr në Peshkopi, dy të rinjtë plagosin me sende të forta

DIBËR– Dy persona janë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar me sende te forta një 17-vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë së Dibrës janë arrestuar personat me inicialet A. T., 18 vjeç dhe D. D., 19 vjeç.

Të dy, pas një sherri për motive të dobëta, që konkretisht nuk bëhet me dije, kanë dhunuar me sende të forta 17-vjeçarin. Ky i fundit ka marrë disa plagë dhe është kuruar në spitalin e qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes në pyetje, të rinjtë e arrestuar u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne diber sherr ne diber

Sondazh

Poll