Aktualitet

30 vite sorollatje në gjykata pasi i mohojnë pronën, qytetari hyn në grevë urie

26 Nëntor 2020, 16:32 Nga DOSJA
30 vite sorollatje në gjykata pasi i mohojnë pronën, qytetari hyn

BULQIZË- Qytetari nga Bulqiza, Sherif Duriçi, ka vendosur të hyjë në grevë urie për shkak se gjykata nuk po i jep pronësinë e ish-godinës së ndërmarrjes së tregëtisë, e cila ndodhet në pronën e tij. Ai po sorollatet në gjyq për 27 vite që nga viti 1993 që i kërkoi fillimisht Agjensisë së Kthimit të Pronave, pronësinë e kësaj godine.

Ai është shprehur se gjykata e ka dhënë vendimin në favor të tij por Përmbarimi nuk e ka ekzekutuar atë. Sherifi gjithashtu është edhe në garë me një person tjetër për shkak se ai kërkon pronësinë e kësaj godine gjithashtu. Ai në fund është shprehur se nuk do të dalë nga greva e urisë derisa t’i zgjidhet problemi që ka.  


Njoftimi:

30 vite sorollatje nëpër gjykata”,

Sherif Duriçi hyn në grevë uriePas prishjes së regjimit monist, Sherif Duriçi vendosi të privatizojë ish godinën e ndërmarrjes së tregtisë. Objekti ndodhej në tokën e Sherifit dhe ai i kërkoi Agjensisë së Kthimit të Pronave që të privatizojë objektin që ndodhej në pronën e tij. Por këtë objekt e ka kërkuar edhe një shtetas tjetër. Nisur nga kjo, Sherifi tregon se prej vitit 1993 është në dyer të gjykatave. Por kulmi sipas tij ka arritur kur gjykata ka dhënë vendim të formës së prerë në favor të tij, por Përmbarimi nuk e ekzekuton atë.

Sink… Sherfi Duriçi – Denoncues

Vetë Sherif Duriçi akuzon sistemin e drejtësisë i cili sipas tij po i mban peng pronën, ndonëse vendimi duhet të ishte ekzekutuar të paktën prej 10 vitesh.

Sink… Sherfi Duriçi – Denoncues

Sheriff Duriç thotë se ka vendosur që deri sa t’i zgjidhet problemi i tij nuk do të dalë nga grave brenda godinës që ka privatizuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherif duriqi sherif duriqi

Sondazh

Poll