Art&Argëtim

Billboard publikon shkrimin për këngëtaret shqiptare, që kryesojnë në listat ndërkombëtare

23 Prill 2019, 17:49 Nga DOSJA
Billboard publikon shkrimin për këngëtaret shqiptare, që

Pas publikimit të një posti në Twitter nga Bebe Rexha, ku këngëtarja fliste për emocionet e nominimit në kategorinë “Artisti i ri më i mirë” në Grammy, ku tha: “Dy shqiptare nominohen për Grammy. Për të gjitha vajzat shqiptare anembanë botës, çdo gjë është e mundur kështu që ndiqni ëndrrat tuaja.

Billboard vendosi të publikojë një shkrim për këngëtaret shqiptare, me titull: “Pse artistet shqiptare po kryesojnë klasifikimet?”, kushtuar Dua Lipës, Bebe Rexhës, Rita Orës, Ava Max dhe Njomzës.

Billboard rendit fillimisht klasifikimet: pasi Bebe u bë pjesë e listës Billboard Hot 100 dhe theu rekordin për këngën që qëndroi më gjatë në vendin e parë nëHot Country Songs, “Meant to Be”.

Dua kryesoi Mainstream Top 40 për katër javë me “New Rules”.

Rita Ora ka dy këngë në Dance Club Songs Top 10.

Ava Max u rendit në Hot 100 Top 20 me hitin e saj “Sweet but Psycho”.

Këngëtarja, Njomza, bashkë-autore e “Thank U, Next” dhe “7 Rings” të Ariana Grande-s, po korr sukses gjithashtu. Ndër të tjera, Billboard thekson se “për Njomzën, rënia e komunizmit dhe vendosja e demokracisë në fillim të viteve ’90, ndikoi tek kreativiteti i brezit të ri”. 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ava max bebe rexha dua lipa njomza ava max bebe rexha dua lipa njomza

Sondazh

Poll