Art&Argëtim

‘Fustani magjik’, Jennifer Lopez tregon si u shndërrua në ikonë mode brenda një nate

23 Prill 2019, 17:08 Nga DOSJA
‘Fustani magjik’, Jennifer Lopez tregon si u shndërrua në

Këtë qershor, 49- vjeçarja, Jennifer Lopez do të nderohet me çmimin Fashion Icon Awards në CFDA Fashion Awards. Përmes një video në kanalin e saj në YouTube, të quajtur “Moments of Fashion”, JLo u kthye në kohë rreth 19- vite më parë ku u nominua   për Grammy, ku këngëtarja u shfaq me një fustan ‘Versace’ me ngjyrat dhe detajet e një pylli tropikal.

JLo në video u shpreh: “Isha siguruar brenda atij fustani, s’mund të ndodhte asnjë incident. Ishte një çmenduri, kur mbërrita aty. Blicet po shkëlqenin më shumë se zakonisht, më çuditshëm. Kishte një energji ekstreme.”

“E di që njerëzit tentojnë ta bëjnë modën të panevojshme, por gjëra të tilla u japin njerëzve shpresë. I fal botës një moment të bukur. Një fustan mund të ndryshojë mënyrën si vishen njerëzit për një dekadë. Moda ka një ndikim të paimagjinueshëm.”- shtoi këngëtarja.

Por disa vite më vonë, JLo tregoi se ajo ka zbuluar që ky fustan u shndërrua në një ikonë mode dhe u pëlqye shumë, aq shumë sa u kërkua pafund në internet dhe mundësoi krijimin e Google Images.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz donatella versace jennifer lopez moments of fashion versace donatella versace jennifer lopez moments of fashion versace

Sondazh

Poll