Art&Argëtim

Fituan çmimin e parë, por jo lekë? Eni Jani dhe Genc Fuga tregojnë për eksperiencën e bukur si çift

23 Prill 2019, 17:23 Nga DOSJA
Fituan çmimin e parë, por jo lekë? Eni Jani dhe Genc Fuga

Të ftuar në emisionin  “Trokit”, Eni Jani dhe Genc Fuga, folën për eksperiencën e bukur në televizionin Klan në ‘Dance with Me’. Ata treguan detajet nga finalja pasi u shpallën fitues dhe treguan se nuk morën asnjë shumë, por pas çdo çmimi të marrë gjatë edicionit.

“Asnjëherë nuk është thënë që në fund të garës, fituesi do të marrë lekë. Ne kemi marrë 1 milionë lekë të vjetra sa herë kemi fituar kupën”, -u shpreh Eni.

Ajo tregoi se kjo do të jetë një nga eksperiencat më të bukura që kanë kaluar të dy bashkë.

“E kam shijuar dhe jam kënaqur jashtë mase atë periudhë sidomos periudhën e provave, sepse mua më pëlqen shumë kërcimi, por nuk është thënë kurrë që ka një x shifër për fituesin. Nuk më duket e drejtë fare, madje e kam kundërshtuar. Por kemi rënë dakord me ato kushte, sepse këtë gjë nuk e morëm vesh rrugës, për të qenë të drejtë. Hymë për ta shijuar”.- u shpreh ajo.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dance with me eni jani genc fuga dance with me eni jani genc fuga

Sondazh

Poll