Art&Argëtim

Pasi e quajtën ‘nënë e paaftë’, Pink merr një vendim për fëmijët e saj

23 Prill 2019, 13:44 Nga DOSJA
Pasi e quajtën ‘nënë e paaftë’, Pink merr

Këngëtarja e famshme e këngës ‘So what’, Pink e njohur ndryshe si një nga femrat më të thjeshta dhe pa komplekse. Pas një pushimi në muzikë, Pink kishte vendosur t’ kushtohej familjes dhe dy fëmijëve të saj.

E ftuar në emisionin “The Ellen Show” këngëtarja u shpreh se ka marrë një vendim lidhur me fëmijët e saj. Ajo nuk do të postojë më foto të tyre në rrjetet sociale.

E gjitha nisi pas postimit të saj me dy fëmijët duke parë një pelikan që hyri në dhomën e tyre dhe djali i saj 2-vjeçar, Jameson, ishte pa rrobat e banjës.

“Ne jetojmë në një fermë. Fëmijët e mi rrinë lakuriq. Edhe unë rri lakuriq ndonjëherë. Kam qarë aq shumë nga komentet, sepse më pëlqen që të ndajë momente me familjen… Jam krenare për fëmijët e mi më shumë sesa çdo gjë tjetër që kam bërë dhe thjesht nuk do të publikoj më foto me ta. Nuk do ta bëj më”, – u shpreh Pink për Ellen DeGeneres.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz pink the ellen show pink the ellen show

Sondazh

Poll