Aktualitet

Priten të tjera arrestime/ Të fshehur në drutë e ngarkuara në “Citroen”, sekuestrohet 4 kg heroinë në Elbasan, pesë

26 Nëntor 2020, 11:41 Nga DOSJA
Priten të tjera arrestime/ Të fshehur në drutë e ngarkuara

ELBASAN– Pesë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Dosja.al mëson se të rinjtë ishin brenda një automjeti “Citroen”, të ngarkuar me lëndë drusore ku kishin fshehur dhe drogën, në momentin që janë ndaluar nga policia.

Në vendin e quajtur ”Teleferiku” në aksin Elbasan- ish-Kombinati Metalurgjik, mjeti hapi krahun dhe iu ushtrua nkontrollit të efketivëve, dhe brenda lëndës drusore u gjetën plot katër kilogramë e 215 gramë heroinë, dhe pak sasi kanabisi.

Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj, janë vënë në pranga pas gjetjes së lëndës narkotike, në kuadër të operacionit “Kështjella”. Për të rinjtë e vënë në pranga nuk ka ende detaje nëse janë persona me precedent penalë apo jo. ata do të merren në pyetje për të zbardhur më tepër detaje në lidhje me drogën që mendohet se si destinacion final kishte Greqinë.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Dosja.al se operacioni është ende në vijim dhe pritet që të vihen në pranga edhe persona të tjerë.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan heroine ne elbasan elbasan heroine ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2020, 11:00

Në shtëpi apo në spital? Qytetarët shqiptarë janë të ndarë në mendime se ku do të kuroheshin në rast se infektohen me koronavirus. “Spitalet tona janë të rregul...