Aktualitet

Festat s’janë lajm i mirë/ Pogaçi tregon skenaret e shpenzimeve: 15 mln euro humbje vetëm natën e Vitit të Ri

26 Nëntor 2020, 07:15 Nga DOSJA
Festat s’janë lajm i mirë/ Pogaçi tregon skenaret e

TIRANË- Parashikimet e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve për një “lockdoën” të dytë janë për falimentim të 30% të strukturave të këtij shërbimi në Shqipëri.

Mira Pogaçi, analiste biznesi, e ftuar në Spotlight është shprehur se vetëm në natën e Vitit të Ri, ky sektor në Tiranë do të ketë një humbje të parashikur deri në 15 milionë euro.

“Këngëtarët, nuk besoj se do kenë mundësi që të performojnë. Gjithë pjesa e industrisë së argëtimit, D&J, fotografët. Ndërkohë, nëse do merrnim pak, fuqinë konsumatore të Tiranës, se këtu kemi shifra më të sakta, vetëm nata e Viti të Ri, e cila është tradicionalja që ne presim të festojmë… restorantet nuk e dimë a do të punojnë…, edhe baret, ndaj vetëm ajo natë, bare-restorante, mund të shkojë në (-) 15 milionë euro,”-u shpreh ajo. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mira pogaci koronavirusi ne shqiperi mira pogaci

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 21:10

TIRANW- Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Kom...