Sport

Për Martinin barazimi si një humbje, ndërsa shkodranët në “qiellin e shtatë”

25 Nëntor 2020, 19:17 Nga DOSJA
Për Martinin barazimi si një humbje, ndërsa shkodranët

DURRES – Në javën e 4-t të Superiores, Vllaznia u ndal për herë të parë në këtë sezon, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën durrsake ndaj Teutës. Pas ndeshjes trajneri gjerman Thomas Brdariç, në intervistën për “Gol pas Goli” i komplimentoi të tijtë për ndeshjen e bërë, duke theksuar se ka ende shumë punë për të bërë.

“Luftuam shumë, pasi ishte një betejë vërtetë e fortë. Për mënyrën si rrodhën ngjarjet, ku luajtëm për disa minuta me një lojtar më pak. Mund ta konsideroj fitore këtë me Teutën. Po fluturojmë nga gëzimi për momentin, por duhet të jemi të përulur. E di që janë shtuar pritshmëritë nga të gjithë, jo vetëm në Shkodër, por dhe në opinionin publik, megjithatë duhet të jemi të heshtur dhe të punojmë me kokën ulur,”- deklaroi trajneri i shkodranë Brdariç.

Ndërsa trajneri shkodran i Teutës, Edi Martini, pas ndeshjes pranoi se në Durrës të gjithë mbrohen me forca të shumta dhe kjo e ka komplikuar jo pak gejtjen e golit, ndërsa evidentoi edhe pasaktësinë në finalizim te të tijtë.

“Barazimi i sotëm është si humbje. Po krijojmë shumë, por nuk po arrijmë të finalizojmë. Ndoshta është çështje fati, por fatin duhet edhe ta kërkosh. Më vjen keq pasi po vuajmë shumë para porte. Ekipet kur vijnë këtu, mbrohen me forca të shumta, ndryshe nga më përpara, kur na sulmonin më shpesh. Ne po arrijmë të krijojmë raste, por nuk po i finalizojmë. Duhet të zgjidhim më shpejt ndeshjet, për të vijuar lojën të qetë. Nga krahët dolëm, por s’ishim të qartë në pasimin e fundit. Edhe nga qendra, ku kishim planifikuar të sulmonim, gabonim në pasimin e fundit. Ana e mirë e medaljes është se krijojmë, por ana e dytë e medaljes, e kërkojmë golin me shumë nerva. Duhet t’i kishim fituar të tre ndeshjet në shtëpi dhe duhet të kishim pikë të plota,”– tha pas ndeshjes trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi martini java e 4-t e superiores thomas brdaric. trajneri i teutes trajneri i vllaznise edi martini java e 4-t e superiores thomas brdaric. trajneri i teutes trajneri i vllaznise

Sondazh

Poll