Sport

Humb jetën IKONA e futbollit/ Argjentina do mbajë tre ditë zi kombëtare për Maradonën. Një minutë heshtje para ndeshjeve

25 Nëntor 2020, 17:51 Nga DOSJA
Humb jetën IKONA e futbollit/ Argjentina do mbajë tre ditë zi

ARGJENTINË– Qeveria argjentinase ka vendosur që të mbajë tre ditë zi kombëtare për të kujtuar Diego Armando Maradonën, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 60-vjeçare për shkak të arrestit kardiak.

Sipas mediave të huaja, futbolli do të nderojë Maradonën, duke mbajtur një minutë heshtje në të gjitha fushat në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuar për ditën sonte dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës, të cilat janë të planifikuara për nesër.

Maradona ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të një arresti kardiak. Para dy javësh, iu nënshtrua një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut në tru dhe ia doli me sukses. Maradona kishte personel mjekësor që e mbanin nën vëzhgim në shtëpinë e tij, por nuk ia doli ti mbijetonte arrestit kardiak.

Maradona njihet edhe si El pibe de oro (djalii artë) dhe njihet nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në vitin 1986, me skuadrën kombëtare të argjentinës fitoi kupën e botës, dhe në vitin 1990 skuadra argjentinase ishte nënkampione botërore. Në vitin 1989, Maradona me Klubin futbollistik të Napolit fitoi Kupën e UEFA-s, dhe në vitet 1987 dhe 1990 u shpallën kampionë të Italise.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 25 Nëntor 2020, 10:25

Napoli pa rroga, Federata i jep ultimatum …

ITALI – Sipas “Gazzetta dello Sport” skuadra e Napolit ende nuk ka marrë asnjë page nga ky sezon, as trajneri, as stafi dhe as lojtarët. Kjo është një tjetër ar...