Politike

Dashamir Shehi flet me ‘dorë në zemër’: Aktivistët e ‘Thurje’ janë më të sinqertë se ne në luftën politike

23 Prill 2019, 15:05 Nga DOSJA
Dashamir Shehi flet me ‘dorë në zemër’:

TIRANË– Kreu i LZHk-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Fax News” ka folur lidhur me aksionin e opozitës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij në studio, Shehi vlerësoi aktivistët e Nismës Thurja krahas nismës së opozitës së bashkuar me maxhorancën që drejton vendin.

“Aktivistët e Nismës #Thurje janë më të sinqertë në luftën e tyre politike,”- tha Shehi.

Duke u ndalur tek themelimi i partisë “Bindja Demokratike” nga Astrit Patozi, Shehi tha: 

“Uroj të jetë opozitar, disa ngatërrojnë luftën politike me luftën për pushtet”.

Opozita e bashkuar, ku edhe bën pjesë edhe partia e ish-deputetit Shehi ka djegur mandatat që prej 21 shkurtit me pretendimin se Parlamenti ishte i kapur nga krimi. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi djegia e mandateve te opozites kriza politike nisma thurja dashamir shehi djegia e mandateve te opozites kriza politike nisma thurja

Sondazh

Poll