Politike

Përfundon mbledhja e Kryesisë, LSI mbledh të premten Komitetin Drejtues

23 Prill 2019, 14:52 Nga DOSJA
Përfundon mbledhja e Kryesisë, LSI mbledh të premten Komitetin

TIRANË– Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila u zhvillua pasditen e sotme në Tiranë.

Mbledhja e thirrur nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar me Partinë Demokratike.

Kryesia e LSI-së ka marrë vendim për të thirrur Komitetin Drejtues Kombëtar në datën 26 prill, ora 11:00.

“Sigurisht aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm për të gjithë skeptikët e opozitës për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë ndodh. Tashmë kanë strategjinë, platformën dhe alternativën e opozitës, është shumë e qartë, ju do të njiheni menjëherë mbas kësaj, vjen si rezultat i gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej 1 viti, e cila përfundon sot në nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët opozitar përballë, një shteti të kapur nga krimi i organizuar, e cila garanton mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme. “-u shpreh Kryemamdhi.

(a.m/dosja.al)            

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryesia e lsi lsi mbledhja e komitetit kombetar monika kryemadhi kryesia e lsi lsi mbledhja e komitetit kombetar monika kryemadhi

Sondazh

Poll