Politike

Patozi u përgjigjet ish-aleatëve: Opozita nuk është monopol, me Ramën jam kundërshtar që në ’44

23 Prill 2019, 14:26 Nga DOSJA
Patozi u përgjigjet ish-aleatëve: Opozita nuk është monopol,

TIRANË- Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike tashmë koordinator dhe themelues i partisë “Bindja Demokratike”, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, ndërsa u ndal tek akuzat që i bëhen nga ish-aleatët e tij se është bërë vegël e kryeministrit Edi Rama.

Patozi tha se ai është prej vitit 1944 në opozitë me Ramën e nuk do të pranonte të bashkupunonte me të, e aq më pak në qeveri. Ai u shpreh i vendosur se do të bashkojë votat me këdo që do të jetë për ndryshimin e sistemit, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama.

“Askush nuk e ka monopolin e opozitës. Pozicioni i çdo qytetari varet nga raporti që ka me qeverinë. Unë nuk kam pasur asnjë sekond të jetës sime që nuk kam qenë përballë Partisë Socialiste. Ata janë të lirë të djegin mandatin, ndërsa unë jam i lirë të bëj diferencën me qeverinë dhe me ata që mendojnë se duke vrarë veten do të rrëzojnë qeverinë”, theksoi Patozi.

Më tej ai tha se: “Koalicionet i vendos vota e jo dëshira e 1 apo disa personave. Është anëtarësia ajo që duhet të vendosë se kush është partneri e kush është kundërshtari”.

Duke u ndalur tek ajo që ai e quan si çlirimi i zgjedhjeve, Patozi tha: “Ne jemi në hapat e parë, por shumë shpejt do ta draftojmë. Nuk e kemi problem nëse dikush do të na e marrë si ide. Do të bashkojmë votat me këdo që do të jetë për ndryshimin e sistemit”.

Ai komentoi edhe qëndrimet e gazetarëve ndaj tij, ku tha se Bindja Demokratike nuk do t’i ketë objekt gazetarët, qofshin të shërbëtor të paguar, ndonëse mund ta sulmojnë.

Bindja Demokratike, e kryesuar nga Astrit Patozi, u regjistrua sot në Gjykatën Administrative si parti politike. Po ashtu ajo u regjistrua në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike edi rama opozita astrit patozi bindja demokratike edi rama opozita

Sondazh

Poll