Aktualitet

25 Nëntor 2020, 16:51 Nga DOSJA

TIRANË– Ka humbur jetën pedagogia në Departamentin e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Kozeta Noti. Mësohet se Noti për fat të keq nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.

Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e pedagoges Noti ku shprehen se Universiteti i Tiranës ka humbur një pedagoge brilante. Po ashtu ata i kanë shprehur edhe ngushëllime familjes për humbjen e madhe.

Për vdekjen e saj,  ka reaguar edhe kolegia e znj. Noti, profesoresha e njohur Klodeta Dibra, pedagoge në Departamentin e Gjuhës italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në  Universitetin e Tiranës.

“Shumë u lutëm për ty, por përbindëshi të mundi, o e mira Kozetë! Lajmi i ndarjes nga jeta më ka mpirë trurin dhe shpirtin! Jetën e jetove bukur, me buzëqeshjen që na e dhurove pa hesap të gjithëve! E tillë do mbetesh në kuvendimet e në zemrat tona.
 Familja humbi njeriun e shtrenjtë! Unë humba një shoqe, mike e kolege të mrekullueshme! Universiteti i Tiranës humbi një pedagoge brilante! Shoqëria humbi një njeri me vlera të rralla! Të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Dibra.

Kush ishte Kozeta Noti?

Noti lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Kishte kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë, Hollandë. Kishtenjë përvojë 30-vjeçare në fushën e mësimdhënies, trajnim profesional të mësuesve dhe kërkim në fushën e shkencave të edukimit. Aktualisht jep mësim në programet Master i Shkencave, Master Profesional dhe Bachelor. Kishte përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomat Bachelor dhe Master.

Një javë më parë pedagogia e njohur e Fakultetit të Ekonomisë Irena Bogdani ka humbur jetën për shkak të Covid-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodeta dibra kozeta noti klodeta dibra kozeta noti

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 15:30

PUKË– Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pukës, ku si pasojë ka humbur jetën drejtori i Pyjores në Pukë, Mark Ndou...

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 15:21

TIRANË– Ish- Kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka ngritur një denoncim. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet se si policia sillet ...