Aktualitet

Një ortak, një përfaqësues financiar dhe një administratore, kush janë tre drejtuesit e “Noa Control” që do të numë

25 Nëntor 2020, 16:51 Nga DOSJA
Një ortak, një përfaqësues financiar dhe një

TIRANËDosja.al ka nisur hulumtimet për kompaninë “Noa Control”, aksionerët e të cilës do të marrin qyl paratë tonë, pas një koncensioni. Një ditë pas denoncimit të bërë nga ish-drejtoresha e përgjithshme Briseida Shehaj, Dosja.al ka mësuar se pas kësaj kompanie, fshihet një aksioner, një përfaqësues financiar dhe një administratore.

Sipas ekstraktit të QKR-së, që është i aksesueshëm nga të gjithë qytetarët, shihet qartë se ortaku i vetëm i kësaj kompanie është Gentian Sula, i cili zotëron 100% të askioneve të “Noa Control”.

Endrit Kaci është përfaqësuesi financiar, i cili bashkë me administratoren e kompanisë, Kledia Stefani, nënshkruan të gjitha dokumentet me natyrë financiare, transaksionet bankare në llogaritë bankare të Shoqërisë, garancitë si dhe çdo dokument tjetër me natyrë financiare.

Dokumentet:

Dhe një prej shumë shkresave që këta tre persona do të kenë në duar, janë edhe transaksionet që do të përfitojnë nga paratë e qytetarëve shqiptarë, në mënyrë të paligjshme, siç edhe deklaroi një natë më parë Shehaj. Kjo e fundit ka qenë në një nga pozicionet më kyç të qeverisë ‘Rama 1’ dhe vetëm mbrëmë bëri denoncimin e bujshëm. Ajo deklaroi se kryeministri Rama në mënyrë të fshehtë dhe të jashtëligjshme ka dhënë me konceisionin shërbimin për kontrollin e naftës kundrejt kompanisë “Noa Control”. Nga ana e qeverisë, nuk ka ende një reagim në lidhje me këtë çështje.

(f.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet noa control noa control

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 15:30

PUKË– Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pukës, ku si pasojë ka humbur jetën drejtori i Pyjores në Pukë, Mark Ndou...

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 15:21

TIRANË– Ish- Kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka ngritur një denoncim. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet se si policia sillet ...

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 14:51

SHKODËR– Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan nuk do të jenë më të hapura për 24 orë, siç ka qenë më parë. Përmes një njofti...