Aktualitet

Ulet lehtë numri i viktimave, ndërrojnë jetë 8 persona brenda 24 orëve në vend, 644 raste të reja me Covid-19

25 Nëntor 2020, 15:11 Nga DOSJA
Ulet lehtë numri i viktimave, ndërrojnë jetë 8 persona

TIRANË– 743 viktima, 17.170 të sëmurë aktivë dhe 17.031 pacientë të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se ditën e sotme kanë humbur jetën tetë persona të infektuar me Covid-19, një rënie e lehtë kjo në krahasim me ditët e kaluara. 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 743 në total.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona. U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (25 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 644

Të shëruar ne 24 orë             365

Të shtruar në spitale               461

Humbje jete në 24 orë            8

Testime ditore                     2.137

Testime totale              179.842

Raste pozitive               34.944

Raste të shëruara        17.031

Raste Aktive                 17.170

Humbje jete                 743

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  8867

Fier      1373

Durrës       1252

Korçë   955

Shkodër 867

Vlorë   833

Elbasan 810

Lezhë   678

Berat   508

Gjirokaster 493

Kukës   375

Dibër   159

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 14:51

SHKODËR– Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan nuk do të jenë më të hapura për 24 orë, siç ka qenë më parë. Përmes një njofti...