Aktualitet

Bindet policia! Pesë orë pas ngjarjes në Elbasan: Ishte plagosje, Çausholli që mori plumbin është vënë në pranga, tjet

25 Nëntor 2020, 15:37 Nga DOSJA
Bindet policia! Pesë orë pas ngjarjes në Elbasan: Ishte plagosje,

ELBASAN– Pesë orë pas ngjarjes, Policia e Elbasanit është bindur se ngjarja që ngriti në këmbë të gjithë qytetin ishte një plagosje dhe një përplasje me armë zjarri. Përmes një njoftimit zyrtar, Policia e Elbasanit, bën me dije se ka arrestuar vetë të plagosurin, Ervis Çaushollin, i cili mori plumbin në shpatull dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person.

I shpallur në kërkim është Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Sipas njoftimit, Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë ‘Vis Korçari’ është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i policisë Elbasan. Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Policia vë në pranga një nga autorët e ngjarjes. Shpallet në këkrim autori tjetër. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan. Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja. Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis causholli mogert qosja plagosje ne elbasan ervis causholli mogert qosja plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 15:30

PUKË– Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pukës, ku si pasojë ka humbur jetën drejtori i Pyjores në Pukë, Mark Ndou...

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 15:21

TIRANË– Ish- Kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka ngritur një denoncim. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet se si policia sillet ...

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 14:51

SHKODËR– Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan nuk do të jenë më të hapura për 24 orë, siç ka qenë më parë. Përmes një njofti...