Aktualitet

E RËNDË! Makina del nga rruga, humb jetën drejtori i Pyjores në Pukë Mark Ndeu, plagosen rëndë 2 inspektorët! Sillen te

25 Nëntor 2020, 15:59 Nga DOSJA
E RËNDË! Makina del nga rruga, humb jetën drejtori i Pyjores

PUKË- Ka ndërruar jetë Mark Ndou, drejtori i Pyjores së Shkodrës, i cili së bashku me dy kolegët e tij ishin bllokuar për tre orë në makinë.

Mark Ndou u nxorr nga makina dhe u nis me urgjencë drejt spitalit, por për fat të keq nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të rënda që kishte marrë.  Ndërkohë që punonjësit ndodhen në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës. Mësohet se ata janë sjellë me Urgjencë te spitali i Traumës me helikopter.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Makina u përmbys duke vënë poshtë dy punonjësit, njëri prej të cilëve është nxjerrë dy orë pas aksidentit.  Për shkak të terrenit të vështirë ambulanca nuk mund që ndërhynte për të nxjerrë të plagosurit, prandaj u kërkua ndërhyrja e helikopterëve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mark ndeu mark ndeu

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 15:30

PUKË– Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pukës, ku si pasojë ka humbur jetën drejtori i Pyjores në Pukë, Mark Ndou...

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 15:21

TIRANË– Ish- Kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka ngritur një denoncim. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet se si policia sillet ...

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 14:51

SHKODËR– Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan nuk do të jenë më të hapura për 24 orë, siç ka qenë më parë. Përmes një njofti...