Aktualitet

Mori plumb në shpatull, ‘Vis korçari’ ndodhet jashtë rrezikut për jetën tek Trauma, del nga salla e operacionit

25 Nëntor 2020, 15:05 Nga DOSJA
Mori plumb në shpatull, ‘Vis korçari’ ndodhet

TIRANË– Ervis Çausholli, i njohur ndryshe me noftën ‘korçari’ është jashtë rrezikut për jetën. Dosja.al ka mësuar se Çausholli ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës.

Ai sapo ka dalë nga salla kirurgjikale dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. 

‘Vis korçari’ mbërriti me këmbët e tij në spital, me një automjet. Ai mbeti i plagosur mesditën e sotme pas një përplasjeje me armë zjarri që ndodhi në afërsi të stadiumit në Elbasan.

Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip MAZDA, brenda të cilit ndodhej Çausholli. Ky i fundit mbeti i plagosur por u ‘zhduk’ sa hap e mbyll sytë nga vendi i ngjarjes për të mbërritur në spitalin e Traumës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis causholli plagosje ne elbasan ervis causholli plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 14:51

SHKODËR– Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan nuk do të jenë më të hapura për 24 orë, siç ka qenë më parë. Përmes një njofti...