Aktualitet

25 Nëntor 2020, 11:52 Nga DOSJA

ELBASAN– Ervis Caushllari mësohet se është i riu që ka ngelur i plagosur në atentatin e dështuar në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Caushllari ka ngelur i plagosur në dorë, por për fat të mirë pa rrezik për jetën.

Ai ka shkuar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është larguar me shpejtësi… Ndërkohë që përsa i përket autorëve, ende nuk ka asnjë informacion për identitetin e tyre.

Sherri fillimisht ka nisur mes 4 personave, të cilët kanë qenë në ndarë në disa makina, ndërsa Caushllari ka qenë duke drejtuar makinën tip Mazda. Pas sherrit verbal, është përdorur arma e zjarrit, tip pistoletë, që ka sjellë edhe plagosjen e tij në dorë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis caushllari plagosje ne elbasan ervis caushllari plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll