Aktualitet

U infektua me Covid-19 dhe po kurohej në Itali/ Përmirësohet gjendja e Imzot George Frendo, del nga spitali

25 Nëntor 2020, 11:29 Nga DOSJA
U infektua me Covid-19 dhe po kurohej në Itali/ Përmirësohet

ITALI-Imzot George Frendo ka dalë nga spitali në Itali po po trajtohej pas infektimit me Covid-19. Sipas një deklarate të bërë nga zyra e Shtypit e KISH, është lajmëruar se gjendja e tij paraqitet e mirë, por ndodhet ende në Itali, deri në marrjen e një përgjigje të një tamponi të dytë.

Postimi i plotë:

“Përmes këtij komunikimi, ju informojmë se gjendja shëndetësore e Sh. T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH), paraqitet shumë e mirë. Ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari). Aktualisht ndodhet në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari, duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19. Nga kontakti i sotëm, që kemi pasur, ai i përcjell falënderimet dhe mirënjohjet e sinqerta për stafin mjekësor të Spitalit, për etërit Françeskan Kapuçin, ku aktualisht po qëndron, si dhe për të gjithë njerëzit dhe besimtarët të cilët e kanë kujtuar dhe vazhdojnë ta kujtojnë në lutje. Ne vazhdojmë të lutemi, që ngushëllimi dhe prania e Zotit t’i mbështesë të gjithë ata që sot janë të sprovuar nga sëmundja si dhe çdo person i angazhuar në vijën e parë të kujdesit dhe shërbimit për ta. Zyra e Shtypit e KISH”, thuhet në njoftim.

Imzot George Frendo  më datën 13 nëntor u infektua me Covid-19 dhe u dërgua për kurim në spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari) të Italisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imzot george frendo imzot george frendo

Sondazh

Poll